
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Sukth, ku një 36-vjeçar, ka goditur me sende të forta një 40-vjeçar dhe 39-vjecare, për motive të dobëta. 36-vjeçari është vënë në pranga nga policia. Ndërkohë është proceduar në gjendje të lirë edhe 40-vjeçari i plagosur, pasi kishte ndërtuar një mur rrethues pa leje.
“Arrestohet në flagrancë një 36-vjeçar dhe procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin: Ll., 36 vjeç, banues në Sukth, pasi më datë 26.04.2020, ka goditur për motive të dobëta, me sende të forta shtetasin V. K., 40 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, dhe shtetasen A. K., 39 vjeçe.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi V. K., pasi u konstatua duke ndërtuar një mur rrethues në banesën e tij, pa lejen përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”,” Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Ndërtim pa leje”.”,- njofton policia./K.C/dritare.net

















