
Aksident me pasojë vdekjen e një 40-vjeçari ka ndodhur pasditen e sotme. Dy motoçikleta janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shënuar kështu një viktimë dhe një të plagosur. 40-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, si pasojë e plagëve të marra.
“Në aksin rrugor Karinë-Peqin, shtetasi Sh.Sh., rreth 40 vjeç, banues në Peqin, duke drejtuar motoçikletën është përplasur me një motoçikletë tjetër me drejtues shtetasin Y.I., rreth 52 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në spitalin e Peqinit shtetasi Sh.Sh. drejtuesi i motoçikletës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë./K.C/dritare.net

















