Përdhunuan të miturën dhe e kërcënonin me video intime, arrestohen 4 persona në Tiranë
Dritare.net
Policia ka vënë në pranga 4 persona pasi akuzohen se kanë abuzuar me dhunë me një të mitur. Nga veprimet hetimore rezultoi se një 65-vjeçar kishte abuzuar seksualisht me dhunë me një 15-vjeçare dhe pas abuzimit i kishte bërë video intime. Këto video ua kishte dhënë tre shtetasve, konkretisht K.P., 20 vjeç, R.O., 16 vjeç dhe F. B., 15 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nën kërcënimin e publikimit të videos, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën.
Më pas ata kanë bërë video intime që t’ua shpërndanin personave të tjerë. Me ndërhyrjen e Policisë Kriminale u parandalua ky veprim kriminal.
Në dhomën e intervistimit të të miturve dhe në prezencë të nënës, psikologes dhe avokates, specialistët për Hetimin e Krimeve nën drejtimin e Prokurorit, kanë administruar dëshminë e vajzës dhe të gjitha provat që implikojnë shtetasit e lartpërmendur. Gjithashtu është bërë e mundur të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dhe dy telefona celular në të cilët ndodheshin videot./K.C/dritare.net