Na ndiqni edhe në

Kronikë

Video/ Momenti i ekzekutimit të 41-vjeçarit në Vlorë!

Video/ Momenti i ekzekutimit të 41-vjeçarit në Vlorë!

Ka dalë videoja e ekzekutimit të 41-vjeçari Leartiad Keka, në Vlorë. Nga video shihet qartë se nga makina qëllohet njëherë, ndërsa duken tre persona që ikin me vrap. Autorët e kanë qëlluan fillimisht 41-vjeçarin në këmbë dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Më pas atentatorët janë kthyer me makinë dhe e kanë qëlluar dhe 4 herë të tjera në kokë, duke i marrë jetën në vend.



Në vendin e ngjarjes janë gjetur 28 gëzhoja. Mjeti që përdori autori, u gjet i djegur në fshatin Kotë në Vlorë. Ndërkohë, brenda tij është gjetur edhe kallashnikovi që dyshohet se është përdorur nga autori për të ekzekutuar 41-vjeçarin. Pas atentatit mësohet se 30 persona janë shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje në lidhje me vrasjen./K.C/dritare.net