Nën akuzë për abuzim me tenderat, SPAK përfundon hetimet për Lefter Allën!
E Enjte 7 Shtator 2023, 12:12
Dritare.net
SPAK ka përfunduar hetimet në lidhje me ish-kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla dhe 10 zyrtarët e tjerë të akuzuar për abuzim me tendera.
Mësohet se Alla është marrë zyrtarisht i pandehur për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.
Ky vendim i SPAK vjen pas hetimeve në lidhje me tenderin për rehabilitimi i rrjetit te ujësjellësit në një nga lagjet e Bulqizës gjatë kohës që Lefter Alla ishte kryebashkiak.
Sipas SPAK vlera e tenderit të Ujësjellësit për të cilën akuzohet Alla kap shumën e 322.439.000 lekë të reja, për rreth 10 muaj./M.K-dritare.net