Ditët e fundit janë shënuar disa viktima, si pasojë e mbytjes në plazhe. Sot, një 60-vjeçare është mbytur në plazhin e Durrësit.
“Më datë 07.07.2020, rreth orës 18:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetësja F.Zh., 60 vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.”, njofton policia./K.C/dritare.net