Na ndiqni edhe në

Kronikë

Mbytet 18-vjeçari në Lumin e Bunës

Mbytet 18-vjeçari në Lumin e Bunës

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në fshatin Obot. Një 18-vjeçar është futur për t’u larë në lumin Buna, të cilin dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit dhe si pasojë është mbytur.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe në bashkëpunim me banorët e zonës kanë kërkuar përgjatë rrjedhës së lumit, ku kanë gjetur trupit e pajetë të 18-vjeçarit.

Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit./K.C/dritare.net