
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Mjedë në Vaun e Dejës. Një 13-vjeçar është mbytur teksa po lahej në ujërat e lumit Drin.
''Rreth orës 13:35, në fshatin Mjedë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Drin, shtetasi D. P., rreth 13 vjeç, banues në fshatin Mjedë. Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e këtij rasti.",- njofton policia./K.C/dritare.net

















