
Lokali plot me njerëz, si ndodhi vrasja e 34-vjeçarit në Lushnje!
Dritare.net
Detaje të reja janë zbardhur për ngjarjen që tronditi Lushjen mbrëmjen e kaluar, ku mbeti i vdekur 34-vjeçari Bledar Muçaj. Ky i fundit ndodhej në lokalin e tij bashkë me kunatin, Judin Velo, i cili mbeti i plagosur. Autorët të cilët janë ende në kërkim, kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt Muçajt. Të plagosur mbetën edhe persona të tjerë që rastësisht ndodheshin në vendngjarje.
Autorët dyshohet se kanë qenë 2, ku njëri ka zbritur nga makina tip Golf me ngjyrë të zezë dhe ka qëlluar të paktën rreth 20 herë me breshëri kallashnikovi drejt lokali. Në momentin e ngjarjes, lokali ishte i mbushur me njerëz.
Pas atentatit është gjetur një makinë e djegur poshtë urës së Rrogozhinës në Lushnje, që dyshohet se është e autorëve./L.F-dritare.net

















