Na ndiqni edhe në

Kronikë

Lihet në burg vrasësi i Elgi Progës

Lihet në burg vrasësi i Elgi Progës

Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka lënë në burg vrasësin e Elgi Progës, Denis Meçe. Meçe kishte kërkuar ndryshimin e masës në një formë më të butë, por kjo kërkesë u rrëzua. Ndërkohë për Leonidha Guçen, Arjan Manellarin dhe Voltan Shkulakun gjykata ka caktuar masën “Detyrim paraqitje”.

Elgi Proga mbeti i vrarë më datë 10 gusht të këtij viti. Sipas dëshmive të mbledhura nga policia, Egli Proga ka shkuar te lokali ku ka ndodhur ngjarja, për të pirë. Jashtë lokalit ka qenë autori me dy të tjerë edhe këta të pirë.

Egli fillimisht është ulur me një person brenda për të pirë dhe në këtë moment ka nisur debati me tre personat që kanë qenë duke pirë jashtë kur Meçe u afrua duke kërkuar një cigare. Autori është ngritur nga tavolina e tij dhe ka vajtur te Elgi për ta sqaruar se çfarë kishte dhe debati u acarua. Pas kësaj autori i ka kërkuar të dalë jashtë e të sqarohen dhe kur kanë dalë jashtë autori e ka goditur Elgin i cili u rrëzua dhe humbi jetën./K.C/dritare.net