Na ndiqni edhe në

Kronikë

Kush është i riu që u vra sot në Dragoç të Shkodrës

Kush është i riu që u vra sot në Dragoç të

Ramazan Mataj u ekzekutua mëngjesin e sotëm në fshatin Dragoç të Shkodrës.
Policia e Shkodrës jep informacione për ekzekutimin e 33-vjeçarit që u qëllua me armë nga jashtë makinës.

“Rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Benz, me drejtues shtetasin R. M., 33 vjeç, banues në Dragoç, Shkodër, i cili ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia./K.C/dritare.net