
Kush është 30-vjeçari që u vra sot në autostradën Fier-Vlorë!
E Hënë 13 Janar 2025, 19:07
Dritare.net
Rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, u qëllua me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Kristjan Marku, 30 vjeç, i cili ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./K.C/dritare.net

















