Na ndiqni edhe në

Kronikë

Kurbin/ E ktheu shtëpinë në magazinë të përpunimit të drogës, arrestohet 29-vjeçari!

Kurbin/ E ktheu shtëpinë në magazinë të përpunimit

Në kuadër të operacionit të koduar "Light" janë sekuestruar 57 kg kanabis të grira në proces tharje nga policia e Lezhës në një magazinë në Mamurras.

Policia ka vënë në pranga pronarin e banesës Ylli Tafën, 29-vjeç, i cili kishte kthyer në magazinë shtëpinë e tij dhe brenda saj u gjetën, 57 kg bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të grira e të vendosura në proces tharjeje.

Në vijim të kontrollit u sekuestruan edhe 100 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u gjetën të kultivuara në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit Ylli Tafës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme./Xh.Xh/dritare.net