Na ndiqni edhe në

Kronikë

Koncesioni i sterilizimit, SPAK merr në pyetje ish-ministrin e Financave Shkëlqim Cani!

Koncesioni i sterilizimit, SPAK merr në pyetje ish-ministrin e Financave

SPAK ka lëshuar sot 8 urdhër-arreste lidhur me koncesionin e sterilizimit, një tender me vlerë 100 milionë euro, ku është kërkuar burg për ish-zv.ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmenim Ilir Rrapaj.

Ndërsa janë lëshuar masa edhe për 6 zyrtarë të tjerë, duke marrë kështu nën hetim të gjithë anëtarët e komisionit lidhur me koncesionin e sterilizimit.

Mësohet se në pyetje do të merret edhe ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani është thirrurnë SPAK si dëshmitar për koncesionin e sterilizimit.

Pritet që ish-ministri të merret në pyetje si person që ka dijeni në lidhje me këtë koncesion, pas urdhër-arresteve nga SPAK./M.K-Dritare.net