Na ndiqni edhe në

Kronikë

Koncesioni i sterilizimit, nis në GJKKO seanca për masat e sigurisë ndaj 8 zyrtarëve!

Koncesioni i sterilizimit, nis në GJKKO seanca për masat e

Ka nisur sot seanca në Gjykatën e Posaçme për masat e sigurisë ndaj 8 ish-zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë, lidhur me koncesionin e sterelizimit ku në pranga janë vënë ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.

Zyrtarët akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre lidhur me koncesionin e sterilizimit të aseteve kirurgjikale.

Kujtojmë se SPAK lëshoi edhe 6 urdhër-arreste të tjera për ish-zyrtarë të ministrisë së Shëndetësisë, 2 “arrest shtëpie” dhe 4 “detyrim paraqitje”.

Por çfarë është kontrata e sterilizimit?

Ajo është një prej katër projekteve të PPP me mbështetje buxhetore në shëndetësi që e ka zanafillën në mandatin e parë qeverisës të kryeministrit Edi Rama. Kontrata u firmos në vitin 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare SaniService –aksionerët e së cilës janë Investital LLC dhe kompanitë italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”. Paketën më të madhe të aksioneve në këtë koncesion e zotëron Investital LLC- një kompani e vogël e themeluar me kapital 1 mijë euro në Kosovë nga Ilir Rrapaj. Kontrata e Partneritetit Publik Privat për sterilizimin e instrumenteve kirurgjikale është në vitin e shtatë të operimit, dhe ka shënuar rritje të ndjeshme të kostove të parashikuara. Kjo kontratë financohet tërësisht me fonde publike, sipas metodës (pay x use) në varësi të numrit të pacientëve, të cilët do të duhet të marrin shërbimin.

Si nisën hetimet?

Hetimi për koncesionin e sterizlimit ka nisur në vitin 2020, dhe ishte padia e parë që u depozitua në SPAK, fill pas ngritjes së Prokurorisë së Posaçme.

I pari që u mor në pyetje nga prokurorët ishte anëtari e Komisionit të Koncesionit, Saimir Kadiu si dhe më pas anëtarët e Komisionit të Tenderit. Procedura për sterilizimin e seteve kirurgjikale është dosja e parë e SPAK edhe është nën hetim prej 3 vitesh./M.K-dritare.net