
Një e moshuar ka humbur jetën ditën e sotme, pasi shtëpia e saj u përfshi nga flakët. Viktima është Nezaqet Gjeza, 89 vjeçe, e cila jetonte vetëm në shtëpi. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 05:00 të mëngjesit, në Devoll.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa zjarrfikësja ka bërë të mundur shuarjen e flakëve./E.B-dritare.net

















