
Humbin jetën nga Covid-19 edhe 3 pacientë të tjerë!
E Enjte 2 Korrik 2020, 11:11
Dritare.net
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se, në 24 orët e fundit janë regjistruar 82 rastë të reja me koronavirus dhe 3 vdekje.
Një 63 vjeçare nga Tirana, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 60 vjeçar nga Elbasani, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në Spitalin Infektiv.
Pavarësisht të shëruarve, vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 78 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar në gjendje të rëndë
Numri i përgjithshëm i personave që janë humbur jetën nga koronavirusi shkon në 69./E.B-dritare.net

















