 
		                       Humb jetën turistja franceze në Liqenin e Komanit
		                        	E Shtunë  13 Korrik 2024, 18:06
		                            
		   	    			Dritare.net
Një turiste franceze ka humbur jetën në Liqenin e Komanit. 39-vjeçarja ka ndërruar jetë në momentin që ka rënë në kontakt me ujin. Dyshohet se ajo ka pësuar arrest kardiak, për pasojë ka ndërruar jetë.
Trupi i pajetë i 39-vjeçares është nxjerrë nga uji dhe po dërgohet në morgun e spitalit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./K.C/dritare.net
 
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                       