Humb jetën në rrethana të paqarta një 36-vjeçar në Vlorë, Policia: Po ngarkonte materiale në një automjet
E Martë 21 Shtator 2021, 15:03
Dritare.net
Një 36-vjeçar ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake nga policia, ngjarja ka ndodhur në fshatin Skrofotinë, ku dyshohet se 36-vjeçari po ngarkonte disa materiale në një automjet dhe ka mbetur i dëmtuar, e më pas ka ndërruar jetë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Dritare.net