
Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:50 në Kamëz, një 21 vjeçar është hedhur nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e plotë të shkakut të kësaj ngjarjeje, por paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor, pasi muajt e fundit merrte mjekime për depresionin./E.B-dritare.net

















