
GJKKO lë në burg biznesmenin Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministrin e Shëndetësisë!
E Premte 18 Gusht 2023, 13:01
Dritare.net

GJKKO ka lënë në burg biznesmenin Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministrin e Shëndetësisë Klodjan Rrjepaj.
Mësohet se GJKKO ka vendosur të lërë të pandryshuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ që u dha nga SPAK për Rjepaj dhe Rrapaj.
Ndërsa për 6 zyrtarët e tjerë nuk dihet ende nëse GJKKO e ka marrë një vendim apo do të lërë të pandryshuar urdhër-arrestin e SPAK, ku për dy prej tyre u caktua “arrest shtëpie” dhe 4 “detyrim paraqitje”./M.K-dritare.net

















