Na ndiqni edhe në

Kronikë

Gjendet i pajetë një 38-vjeçar në Ksamil. Çfarë thotë policia!

Gjendet i pajetë një 38-vjeçar në Ksamil.

Një 38-vjeçar nga Tirana është gjetur i pajetë në Gjirin e Barxhos në Ksamil. Viktima është F. K nga Tirana u gjet në një masiv shkëmbor në det. Dyshohet se 38-vjeçari është mbytur aksidentalisht si pasojë e një arresti kardiak.

Nga informacionet paraprake dyshohet se ai kishte dalë për lundrim me një mjet kanoe dhe ka qenë duke bërë zhytje në këtë zonë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./K.C/dritare.net