
Gjenden dy të vdekur brenda shtëpisë në Tiranë. Çfarë ndodhi!
Dritare.net
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë pasditen e sotme. Dy persona kanë humbur jetën në një banesë në kryeqytet pasi janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit. Mësohet se humbën jetën 47-vjeçari Altin Maksuti dhe 56-vjeçari Vladimir Bengu.
"Më datë 19.12.2024, rreth orës 17:20, në rrugën “Marije Kraja”, dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit, pronari i banesës, shtetasi A.M, rreth 47 vjeç dhe një afërm i tij i largët shtetasi V.B, rreth 56 vjeç, të cilët kanë humbur jetën sipas konfirmimit të stafit mjekësor.", njofton policia.
Altin Maksuti jetonte në Greqi, por ditët e fundit është kthyer në Shqipëri për të bërë disa punime në banesën e tij. Mësohet se ai dhe kushëriri i tij Vladimir Bengu kanë qënë në gjumë, ndërsa ngrohësja me gaz ka patur rrjedhje dhe asfiksia u mori jetën të dyve./K.C/dritare.net

















