Na ndiqni edhe në

Kronikë

Foto/ Ky është 25-vjeçari që u gjet i vrarë brenda makinës në Lezhë!

Foto/ Ky është 25-vjeçari që u gjet i vrarë brenda

Romario Brunga u gjet i pajetë brenda një makine tip "Benz", me plagë të armës së zjarrit. Në automjetin e viktimës është gjetur edhe një armë zjarri. Ende nuk dihet plotësisht nëse kemi të bëjmë me vetëvrasje, dyshime që përforcohen prej faktit se makina nuk ka dëmtime nga jashtë dhe se 25-vjeçari ka vetëm një plagë me armë zjarri.

Foto/ Ky është 25-vjeçari që u gjet i vrarë brenda


Ja çfarë thotë policia për ngjarjen!

"Në rrugën e vjetër të Balldrenit është gjetur i pajetë brenda në automjetin e tij, shtetasi R. B., rreth 25 vjeç.

Nga veprimet e para të kryera në vendngjarje nga grupi hetimor, është gjetur brenda në automjet një armë zjarri, tip pistoletë, dhe një gëzhojë.

Po nga veprimet e para, rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme nga armë zjarri, ndërsa viktima ka vetëm një plagë të shkaktuar nga armë zjarri. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me vetëvrasje apo me vrasje.

Në lidhje me këtë ngjarje do të ketë informacion më të plotë pas përfundimit të veprimeve të para hetimore.", thuhet në reagim./K.C/dritare.net