
Foto/ Vrasje e dyfishtë në Kosovë, pamjet nga vendngjarja
E Mërkurë 13 Nëntor 2024, 19:07
Dritare.net
Dy persona janë vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një lokal në Klinë të Kosovës.Zëdhënësi i policisë rajonale për Pejë, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 17:00 në një lokal në sheshin “Mujë Krasniqi”.
Ai ka shtuar se njëri ka vdekur në vendin e ngjarjes, teksa tjetri i plagosur fillimisht është dërguar në spital ku humbi jetën.
Një person është arrestuar. Në vendngjarje tashmë janë dy prokurorë të krimeve të rënda./K.C/dritare.net

















