Policia e Vlorës në lidhje me atentatin që ndodhi mbrëmjen e kaluar (9 shtator 2023) në Vlorë, ku u qëllua për vdekje Laert Keka.
Deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar për vrasjen, ndërsa policia ka shoqëruar 8 persona të cilët janë marrë në pyetje.
Ngjarja e rëndë kriminale ndodhi pranë kishës Ortodokse dhe në vendngjarje janë gjetur 28 gëzhoja, çka do të thotë se në drejtim të viktimës është zbrazur një karikator kallashnikovi.
Njoftimi i policisë:
"Rreth orës 21:50, në lagjen “28-Nëntori”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi L. K., 41 vjeç. Nga kontrolli i zonës, në aksin rrugor “Kotë- Sevaster”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një automjet tip “Audi”, duke u djegur. Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Vlorës dhe në akset “Vlorë-Fier”, “Vlorë-Tepelenë” dhe “Vlorë-Himarë”. Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve."/K.C/dritare.net