Na ndiqni edhe në

Kronikë

E zuri korrenti teksa punonte në lavazh, ndërron jetë 15-vjeçari!

E zuri korrenti teksa punonte në lavazh, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dimal, Berat ku një i ri ka ndërruar jetën në punë.

Mësohet i riu, 15-vjeçar punonte si ndihmës në një lavazh, ku ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Policia raporton se u arrestua pronari i lavazhit, 37-vjeçari me iniciale A. H., i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 37 vjeç, banues në Dimal, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Mëngjesin e sotëm, në lavazhin në pronësi të 37-vjeçarit, një shtetas 15 vjeç, banues në Dimal, i cili punonte si ndihmës, në këtë lavazh, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë, ka humbur jetën./M.K-dritare.net