
E rëndë në Kukës! 5 persona abuzojnë seksualisht me 15-vjeçaren, arrestohen katër prej tyre
Dritare.net
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në fshatin Lusen të Kukësit, ku një vajzë e mitur, vetëm 15 vjeç, dyshohet se ka qenë viktimë e abuzimeve seksuale të vazhdueshme për një periudhë prej gjashtë muajsh nga pesë persona.
Sipas njoftimit të Policisë së Kukësit, katër prej të dyshuarve janë arrestuar, ndërsa një tjetër, një 17-vjeçar, është shpallur në kërkim.
Të arrestuarit janë shtetasit:
M. Sh., 20 vjeç
E. Sh., 22 vjeç
S. Ç., 23 vjeç
Sh. P., 28 vjeç
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës vunë në pranga katër shtetas dhe shpallën në kërkim një 17-vjeçar, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare. Punohet për kapjen e 17-vjeçarit”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe për të garantuar mbrojtjen e të miturës.
Ndërkohë, vajza po merr ndihmë psiko-sociale nga strukturat për mbrojtjen e fëmijëve dhe institucionet përkatëse./K.C/dritare.net

















