Na ndiqni edhe në

Kronikë

Dy persona gjenden të vdekur në Lezhë, ja për çfarë dyshon policia!

Dy persona gjenden të vdekur në Lezhë, ja për

Dy persona janë gjetur të pajetë në një kodër në afërsi të fshatit Lalm i vjetër. Sipas policiës dyshohet se, ata kanë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

“Në afërsi të fshatit Lalm i Vjetër, Lezhë, në një kodër, janë gjetur të pajetë, shtetasit P. S. dhe K. M., rreth 60 vjeç, të cilët dyshohen se mund të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni lidhur me ngjarjen. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për të përcaktuar shkakun e rrethanat e ngjarjes.”,- njofton policia./K.C/dritare.net