
Dumani tregon si i korruptonte policët: U jepja para kur fusja armë zjarri në Shqipëri
Dritare.net
Bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani ka vijuar dëshminë e tij në Gjykatën e Posaccme Antikorrupsion edhe këtë të enjte, duke rrëfyer episode të tjera të ngjarjeve kriminale e jo vetëm.
Gjatë procësit “Plumbi i Artë”, Dumani ka fomur se si ai korruptonte punonjësit e policisë së shtetit. Sipas tij, korruptimi ka ndodhur në disa episode.
Në seancën që vazhdon të zhvillohet me dyer të mbyllura pas vendimit të gjykatës, Dumani ka treguar se i jepte para një punonjësi të policisë në kufi, kur ai fuste armë zjarri në territorin e vendit.
Bashkëpunëtori është shprehur se disa herë e kanë ndaluar edhe punonjësit e patrullës për shkelje të ndryshme, por që është lënë i lirë duke i ofruar shuma parash nga 50 mijë lekë të vjetra.
Ai po ashtu foli edhe për bashkëpunim me një punonjës policie. Dëshmia e tij vijon ende, teksa me vendim të Gjykatës së Posaccme Antikorrupsion procesi gjyqsor për dosjen “Plumbi i Artë” do zhvillohet me dyer të mbyllura deri në momentin që do përfundojnë dëshminë e tyre tre bashkëpunëtorët e drejtësisë Nuredin Dumani, Skerdi Tase dhe Erjon Alibej./K.C/dritare.net

















