Detaje të reja nga sherri me armë në Tiranë, ja si ndodhi ngjarja!
Dritare.net
Ditën e sotme, pranë shkollës “Niket Dardani”, te Xhamlliku në Tiranë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ku mbetën dy të plagosur.
Drejtori i Policisë Tiranë, Rebani Jaupi, ka treguar dinamikën e ngjarjes.
Një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Orges Bilbili nga Lushnja, i cili ishte në kërkim për vrasje, pasi ka kundërshtuar t’i bindet urdhrit të policit për t’u identifikuar, ka nxjerrë armën dhe e ka drejtuar këtij të fundit.
Më pas, policia, për të qetësuar situatën, ka qëlluar në ajër. Qytetari i armatosur ka tentuar të largohet dhe një nga efektivët e ka qëlluar në këmbë, duke e lënë të plagosur. Nga të shtënat ka mbetur e plagosur dhe një vajzë, e cila ishte kalimtare rastësore.
“Ai ka nxjerrë armën dhe e ka kërcënuar efektivin, me fjalët: ‘do të të qëlloj’. Në rrugë ka qenë dhe një kalimtare, e cila ka marrë një plumb po në pjesën e këmbës. Të dy janë dërguar në spital”, tha drejtori Jaupi./E.B-dritare.net