
Detaje nga vrasja në Shkodër/ 33-vjeçari u gjet i vrarë jashtë makinës, nga familjarët
E Enjte 21 Shtator 2023, 22:10
Dritare.net
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Hot i Ri në Shkodër. 33-vjeçari Valter Fierza ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë në këtë fshat.
Mësohet se viktima Valter Fierza u gjet i vrarë me armë zjarri jashtë makinës së tij nga familjarët, të cilët më pas njoftuan edhe policinë.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor.
Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./K.C/dritare.net

















