Na ndiqni edhe në

Kronikë

Detaje nga ngjarja në Konispol/ Vajza e vogël pa vrasjen dhe telefonoi të atin

Detaje nga ngjarja në Konispol/ Vajza e vogël pa vrasjen dhe telefonoi

Zbulohen detaje të reja lidhur me krimin në familje që tronditi sot në mëngjes Konispolin.

Hysen Islami 69 vjeç vrau me sëpatë bashkëshorten e tij, Shano Islami, 66 vjeçe rreth orës 07:00 të mëngjesit, në fshatin Shalës të Konispolit, gjatë një sherri në banesë. Pas aktit të rëndë, ai dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, Klement Islami, rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë nga shkallët e banesës. Si pasojë e dëmtimeve 69-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

Mësohet se ka qenë mbesa e Hysen Islamit, që ka marrë të atin, Klementinin dhe i ka thënë se gjyshi vrau gjyshen. 40 vjeçari, Klementin Ismailaj gjatë konfliktit me të atin Hysen Islamaj e ka shtyrë nga shkallët dhe i ati ka gjetur vdekjen disa minuta më pas./K.C/dritare.net