Na ndiqni edhe në

Kronikë

Bie nga pallati, humb jetën 45-vjeçarja në Tiranë

Bie nga pallati, humb jetën 45-vjeçarja në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një 45-vjeçare ka rënë nga pallati dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Dyshohet se 45-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor.

“Më datë 21.04.2020, rreth orës 17:20, në rrugën “Panorama”, ka rënë nga lartësia në sheshpushimin e pallatit, shtetasja A.SH., rreth 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë, sipas ekipit të ambulancës. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.”,- njofton policia./K.C/dritare.net