Na ndiqni edhe në

Kronikë

Babai vret djalin 37-vjeçar

Babai vret djalin 37-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme te “Kodra e Priftit” në Tiranë. Një 74-vjeçar, Hekuran Gjoni ka vrarë me thikë djalin 37-vjeçar Asim Gjoni. Ngjarja tronditëse ka ndodhur në banesën e tyre, në rrethana ende të paqarta.


Njoftimi i Policisë:

Më datë 01.02.2025, rreth orës 18:50, tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”, në banesë, shtetasi H. Gj., rreth 74 vjeç, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin A. Gj., 37 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital.


Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e autorit në Komisariat për veprime të metejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./K.C/dritare.net