Na ndiqni edhe në

Kronikë

Arrestohet në Tiranë një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore!

Arrestohet në Tiranë një person me rrezikshmëri të

Një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i cili ishte shpallur në kërkim kombëtar është vënë në pranga nga policia. 32-vjeçari me iniciale, S.R që fshihej në një banesë të marrë me qira, ka qenë dënuar më parë për vjedhje, për shkatërrim prone, për armëmbajtje pa leje dhe për organizim të lotarive të palejuara.

32-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 6, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, si dhe e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë”./K.C/dritare.net