Na ndiqni edhe në

Kronikë

Aksident në Tiranë/ Shoferi bën parakalim të gabuar, përplaset me një automjet të parkuar dhe autobusin e Unazës

Aksident në Tiranë/ Shoferi bën parakalim të gabuar,

Një aksident është raportuar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Bëhet me dije se shtetasi R. M., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka kryer parakalim të gabuar dhe është përplasur me një automjet të parkuar dhe me autobusin e linjës së Unazës, me drejtues shtetasin B. K. Sipas informacioneve nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.

"Më datë 05.09.2023, në Rrugën Bardhyl, shtetasi R. M., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka kryer parakalim të gabuar dhe është përplasur me një automjet të parkuar dhe me autobusin e linjës së Unazës, me drejtues shtetasin B. K. Si pasojë e përplasjes ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njofton policia.