Na ndiqni edhe në

Kronikë

Aksident i rëndë në Tiranë/ Ndërrojnë jetë 3 persona!

Aksident i rëndë në Tiranë/ Ndërrojnë jetë 3

Policia e Tiranës ka njoftuar se tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në Kodër-Kashar. Shtetasi me iniciale Z. M., 27 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga. Tre pasagjerët që ndodheshin në mjet kanë ndërruar jetë, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk janë mësuar shkaqet e këtij aksidenti të rëndë, por policia njofton se po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./L.F-dritare.net