
Ngjarja misterioze në Spanjë /I riu shqiptar dhe rumuni gjenden të pajetë dhe të zhveshur
Dritare.net
Një shqiptar dhe një rumun të dy 24 vjeç janë gjetur të vdekur sot pasdite në autostradën AP-7, në dalje të Los Narejos, në Los Alcazares, Spanjë. Trupat që u gjendën pas një aksidenti ku u përfshinë 2 automjete, ishin plotësisht të zhveshur dhe të gjymtuar, njëri me kokën e prerë. Drejtuesi i njërës prej makinave, një kamionçinë, po lëvizte në autostradë në drejtim të Kartagjenës, kur u përplas me pjesën e pasme të një automjeti tjetër që ishte ndalur në rrugë dhe me dritat e fikura. Përplasja ishte aq e fortë sa ë dy makinat u zhvendosën disa metra nga vendi ku ndodhi përplasja. Disa telefonata alarmuan 112 për aksidentin dhe paralajmëruan se dy persona ishin të pajetë në autostradë. Ende nuk janë mësuar identitetet e tyre. Autopsia do të hedhë dritë mbi atë që ndodhi dhe do të konfirmojë nëse dy djemtë humbën jetën si pasojë e aksidentit apo diçka tjetër ka ndodhur. Që trupat ishin të zhveshur tërheq mjaft vëmendjen e hetuesve./L.F-dritare.net

















