80-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë, e vrau burri me shkop druri
Dritare.net
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Përmet. Një 80-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesë nga punëtorja e saj. Sipas njoftimit të policisë, gruaja është dhunuar nga bashkëshorti me shkop druri.
“Rreth orës 06:30, të mëngjesit, shtetasja V. Dh., e cila punon si shërbyese në banesën e çiftit të të moshuarve L. P., 82 vjeç dhe A. P., 80 vjeçe, ka gjetur në banesën ku shërben, të pajetë dhe me shenja dhune shtetasen A. P., 80 vjeçe. Menjëherë në vendngjarje, ka shkuar grupi hetimor dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se 80 vjeçarja është goditur me sende të forta (shkop druri), nga bashkëshorti i saj shtetasi L.P, banues në fshatin Pëllumbarë.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Përmet, për veprime të mëtejshme procedurale shtetasin L.P, i proceduar penalisht edhe më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.”- njofton policia./K.C/dritare.net