 
		                       64-vjeçari në Devoll ngacmon seksualisht 13 vjeçaren, e mitura me shenja në trup!
		                        	E Enjte  23 Maj 2024, 13:01
		                            
		   	    			Dritare.net
 
Një 63-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.
“Komisariati i Policisë Devoll ndaloi me iniciativë shtetasin Z. R., 64 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçare, deklarimet e së cilës u morën në prani të prindërve dhe të psikologes”, njofton policia.
Mësohet se shtetasi me iniciale Z.R, i çonte të miturës mesazhe në telefonin e gjyshit. Po ashtu raportohet se e mitura ka shenja në trup dhe dyshohet se 63-vjeçari ka kaluar edhe në kontakt fizik me 13-vjeçaren.
Pritet kontrolli mjekësor./M.K-dritare.net
 
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                       