Na ndiqni edhe në

Kronikë

57-vjeçari gjendet i pajetë në kamionçinë, ja dyshimet e policisë!

57-vjeçari gjendet i pajetë në kamionçinë, ja

Një 57-vjeçar është gjetur i pajetë në kamionçinën e tij, në Gjirokastër. Janë ende të paqarta rrethanat sesi ka ndodhur ngjarja, por sipas dyshimeve të policisë 57-vjeçari është goditur me sende të forta.

“Në aksin rrugor rural Polican-Suhë, shtetasi G. S., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, në rrethana ende të paqarta është gjetur i pajetë në mjetin e tij tip kamionçinë. Nga këqyrja paraprake dyshohet se është goditur me sende të forta. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komsiariatit të Policisë Gjirokastër kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.”, njofton policia./K.C/dritare.net