
41-vjeçari pasi u qëllua ra nga motori dhe eci për 100 metra. Çfarë ndodhi në Vlorë!
Dritare.net
Laert Keka mbeti i vrarë mbrëmë pas një atentati në Vlorë. 41-vjeçari u qëllua me breshëri kallashnikovi teksa ecte me motor. Fillimisht ai u qëllua përpara bibliotekës së Vlorës nga një mjet me targa italiane. Pasi është qëlluar, Koka ka rënë nga motori dhe ka ecur për rreth 100 metra, ndërsa autori e ka ndjekur nga pas edhe është siguruar që ta vrasë. Më pas 41-vjeçari është qëlluar sërish para Kishës Ortodokse.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur 28 gëzhoja. Mjeti që përdori autori, u gjet i djegur në fshatin Kotë në Vlorë. Ndërkohë, brenda tij është gjetur edhe kallashnikovi që dyshohet se është përdorur nga autori për të ekzekutuar 41-vjeçarin. Pas atentatit mësohet se 8 persona janë shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje në lidhje me vrasjen./K.C/dritare.net

















