Na ndiqni edhe në

Kronikë

39-vjeçari vret bashkëjetuesin e ish-gruas në Fier

39-vjeçari vret bashkëjetuesin e ish-gruas në Fier

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbremjen e sotme në qytetin e Fierit. Mësohet se pas një sherri, 25-vjeçari Xhulian Mihjo ka qëlluar për vdekje me thikë bashkëjetuesin e ish-gruas së tij.

Sherri mes tyre, nga verbal, degjeneroi deri në përplasje fizike dhe më pas në përdorim të thikës. Autori i krimit, Xhuliano Miho është arrestuar nga policia, ndërsa viktima Xhimi Bakaj ndërroi jetë në spital.


“Rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, shtetasi Xh. M., 39 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. B., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital. Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Xh. M., dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit/”, njofton policia./K.C/dritare.net