
36-vjeçarja hidhet nga kati i 5 i pallatit, humb jetën
E Enjte 2 Korrik 2020, 18:06
Dritare.net
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku një 36-vjeçare është hedhur nga kati i 5-të i pallatit dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton.
"Më datë 02.07.2020, rreth orës 17:40, në rrugën "Aleksandri i Madh" është vetëhedhur nga kati i 5 i pallatit, shtetësja M.Ll., 36 vjeçe, e për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.", njofton policia./K.C/dritare.net

















