Na ndiqni edhe në

Kronikë

Atentat me armë në mes të Athinës, plagoset i riu shqiptar!

Atentat me armë në mes të Athinës, plagoset i riu shqiptar!

Dy persona kanë mbetur te plagosur si pasojë e një atentati të ndodhur në Athinë, në lagjen ’Ampelokipi’.

Mediat greke bëjnë me dije se mes të plagosurve është një 32-vjeçar shqiptar dhe një greke, të cilët kanë marrë plagë nga të shtënat me armë.

Mësohet se në vendngjarje policia nuk ka gjetur as personat e plagosur dhe as gëzhojat, ndërsa 20-vjeçarja greke ka dëshmuar në polici se ka marrë një plumb në kofshë teksa po ecte ndërsa vetë nuk e njeh të riun shqiptar.

Sipas ‘Protothema’, shqiptari i cili ka mbetur i plagosur njihet për policinë si person me precedent penalë në fushën e narkotikëve dhe ishte arrestuar edhe më parë.

Ende nuk dihet nëse 32-vjeçari ka qenë ose jo shënjestra e atentatit/M.K-dritare.net