Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Zyrtare/Zgjedhjet në Kosovë mbahen më 14 shkurt 2021!

Zyrtare/Zgjedhjet në Kosovë mbahen më 14 shkurt 2021!

Presidentja Osmani ka shpërndarë Legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës duke caktuar zgjedhjet parlamentare të parakohshme më 14 shkurt.

Duke u bazuar në përgjegjësitë kushtetuese dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese Nr. KO-95/20, si dhe pas diskutimit me partitë parlamentare dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, u.d. Presidentja, dr.Vjosa Osmani, ka marrë vendim të shpallë zgjedhjet dhe të caktojë 14 shkurtin 2021 datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme, shkruan KosovaPress.
Më këtë vendim KQZ-ja është udhëzuar t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës. U.d. Presidentja po ashtu ka nxjerrë Dekret për shpërndarjen e Legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës./M.M-dritare.net