
Zgjedhjet në Ulqin/ Gara për komunën më të madhe shqiptare në Mal të Zi!
Dritare.net
Në Komunën e Ulqinit, në Malin e Zi, këtë të diel mbahen zgjedhjet vendore ku garojnë 5 lista zgjedhore.
Partitë politike shqiptare garojnë të ndara në tri lista zgjedhore, kurse për herë të parë formohet një koalicion parazgjedhor nga dy partitë politike shqiptare dhe nga tri parti qytetare, në mesin e të cilëve është edhe Lëvizja Qytetare “URA” e mandatarit për qeverinë e re të Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Kuvendi i Ulqinit numëron 33 vende dhe ato forca politike që fitojnë shumicën zgjedhin kryetarin e komunës
Të drejtën e votës në Komunën e Ulqinit e kanë mbi 20 mijë qytetarë, të cilët mund të votojnë në 38 vendvotime. Për herë të parë në këto zgjedhje hapet qendra e thirrjeve të Ministrisë së Brendshme ku me anë të telefonimit qytetarët do të mund të raportojnë për parregullsi të mundshme lidhur me procesin zgjedhor dhe me numërimin e votave.
Sipas të dhënave të komisionit zgjedhor komunal të drejtë vote në zgjedhjet lokale kanë 20,392 qytetar ku deri në orën 15.00 bëhet me dije se 32% e qytetarve e kanë kryer obligimin e tyre./M.T/dritare.net

















