
Zgjedhjet në komunat e Kosovës/Vetëvendosja fiton Podujevën!
E Diel 29 Nëntor 2020, 22:10
Dritare.net
Komisioni Qendror Zgjedhor në Kosovë ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve për komunën e Podujevës. Me 51.64% të votave, Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosja është shpallur fitues. Zgjedhjet e Podujevës ishin menduar të mbaheshin në 15 mars, por u shtynë për shkak të pandemisë. Ndërkohë është ende në pritje rezultati për komunën e Mitrovicës së Veriut. Kryetarët e komunave do ta gëzojnë postin deri në vitin 2021, kur do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë./M.M-dritare.net

















