Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Agim Aliu shpall fitoren në Ferizaj

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Agim Aliu shpall fitoren në Ferizaj

Agim Aliu nga Partia Demokratike e Kosovës ka shpallur fitoren në zgjedhjet lokale në komunën e Ferizajt.

Gjatë një fjalimi ai ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë që të qeverisë edhe në katër vjetët e ardhshëm.

“Sonte fituan të gjithë, fitoi Ferizaj dhe ferizajasit. U dëshmua se puna mbizotëron mbi zhurmën”, tha ai.
Parashikimet e nxjerrin atë të parin, duke ia dhënë edhe një mandat në krye të kësaj komune që në rundin e parë të zgjedhjeve./dritare.net